Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, me numër 46, po vazhdon të marrë mbështetje të fuqishme për kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhshme.
Gjatë një takimi të organizuar me banorët e Pozhoranit, Pajaziti, së bashku me kryetarin e degës së PDK-së, Bekim Azizi, dhe kandidatin për deputet, Taulant Haxhiu. Banorët shprehën besimin e tyre në vizionin dhe përkushtimin e Pajazitit për një Kosovë më të mirë dhe më të zhvilluar.
Në këtë takim u theksua rëndësia e zgjedhjes së përfaqësuesve që punojnë me përkushtim për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të adresuar sfidat e rëndësishme me të cilat përballet vendi.