Zenun Pajaziti, kandidati i PDK-së me numrin 46, ka theksuar se Anamorava meriton veprime konkrete dhe jo fjalë boshe.
Sipas tij, katër vitet e fundit kanë qenë dështim për këtë rajon, dhe është koha për të sjellë ndryshime.
Pajaziti ka shpallur si prioritet përfundimin e Autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë dhe realizimin e investimeve që do të sjellin zhvillim të qëndrueshëm për rajonin.
Statusi i plotë:
Anamorava meriton veprime, jo fjalë boshe!
Katër vitet e fundit kanë qenë dështim për këtë rajon.
Me Bedri Hamzën Kryeministër, prioriteti ynë do të jetë përfundimi i Autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë dhe investime që sjellin zhvillim.
#PDK131 #zenunpajaziti46
#BedriHamza1 #MemliKrasniqi2