Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, ka vizituar veteranët e UÇK-së në Gjilan, duke i nderuar ata për sakrificat e jashtëzakonshme që bënë për lirinë e Kosovës.
Gjatë takimit, Pajaziti theksoi se historia dhe sakrifica e veteranëve janë baza mbi të cilën po ndërtohet e ardhmja e vendit.
Ai shprehu angazhimin e tij të përhershëm për t’i mbështetur ata dhe u zotua se do të jetë gjithmonë në krah të tyre si përfaqësues i popullit në Kuvendin e Kosovës.
Statusi i plotë:
Sot pata nderin të takoj veteranët e UÇK-së, njerëzit që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë. Historia dhe sakrifica e tyre janë themeli mbi të cilin ndërtojmë të ardhmen.
Me respekt dhe përulësi, do të jem gjithmonë në krahun tuaj!
#PDK131 #zenunpajaziti46
#BedriHamza1 #MemliKrasniqi2