Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Zenun Pajaziti, ka zhvilluar një vizitë në Kaçanik, ku është takuar me kryetarin e Komunës, Besim Ilazi.
Gjatë takimit, ai ka vlerësuar zhvillimet dhe transformimin që ka pësuar kjo komunë nën udhëheqjen e Ilazit, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të projekteve zhvillimore.
Pajaziti u shpreh se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, me Bedri Hamzën si kryeministër, ky transformim do të shtrihet në mbarë vendin, për ta bërë Kosovën një vend më të mirë për të gjithë qytetarët.
Statusi i plotë:
E fillova edhe një ditë me aktivitete të ngjeshura me një vizitë në qytetin e bukur të Kaçanikut.
Takimet dhe diskutimet me mikun tim, Kryetarin e Komunës z. Besim Ilazi, janë gjithmonë të këndshme dhe plot energji e frymëzim për punën dhe angazhimin tonë të përbashkët.
Me punën dhe qeverisjen e Kryetarit Ilazi, Komuna e Kaçanikut është transformuar dhe zhvilluar si asnjëherë më parë. Pas 9 Shkurtit, me Bedri Hamzën Kryeministër, do të vazhdojmë së bashku këtë transformim gjithandej vendit për ta bërë Kosovën një vend më të mirë.
Kosova mundet #Mamire !
#PDK131 #zenunpajaziti46
#BedriHamza1 #MemliKrasniqi2