Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Zenun Pajaziti, i renditur me numrin 46, gjatë ditës ka vizituar kompaninë gjilanase ‘EuroModel’.
Gjatë kësaj vizite, Pajaziti ka vlerësuar punën dhe suksesin e kompanisë, duke e cilësuar atë si një shembull frymëzues të biznesit të suksesshëm vendas.
Ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit më të mirë për të mbështetur dhe fuqizuar bizneset lokale në të ardhmen.