Këngëtari Nil Zeqiri ka arritur të rrëmbejë vendin e tretë në Festivalin Mbarëkombëtar “Këndojnë Kokrrat e Rrushit”, me interpretimin e këngës “Emri yt”, duke lënë mbresa të veçanta me zërin dhe performancën e tij.
Me një zë brilant dhe interpretim plot emocion, Zeqiri ka magjepsur jurinë e festivalit, duke dëshmuar talentin dhe përkushtimin e tij në muzikë.
Emri i tij po bëhet gjithnjë e më i pranishëm në festivalet vendore, ku me çdo paraqitje po dëshmon se është një zë premtues, që po fiton vëmendjen e publikut dhe vlerësimin e jurive.
Çmimi i fituar në këtë festival përbën një tjetër sukses për Nil Zeqirin, i cili me talentin dhe interpretimet e tij po ndërton gradualisht rrugëtimin drejt skenave muzikore./Radio Star/










