“Propaganda nuk kalon!” – Kështu ka nisur statuesin me përmbajtje kritikuese ndaj qeverisë Kurti-Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, shkruan Gazeta Insajderi.
Duke vënë theksin tek investimet në fushën e kulturës dhe sportit, Bajrami i rikujtoi Kurtit se investimet në stadiumet e Gjilanit dhe Pejës janë “ZERO EURO”.
Po ashtu ia përmend edhe premtinim për ndërtimin e 160 çerdheve, realizimi i të cilave nuk u bë.
Statusi i plotë:
Propaganda nuk kalon!
Po flet si me pasë marrë mandatin dje. Ke hy në vitin e katërt të qeverisjes. Qytetarët e Gjilanit e të Pejës e dinë saktë sa ke investu që tri vjet në stadiumet e tyre – ZERO EURO.
Sikurse keni mashtru me ndërtimin e 160 çerdheve, njësoj po tentoni me publiku shifra imagjinare.
E ke paralajmëru largimin me zgjedhje të reja. Më mirë dorëhiqu! Dorëzimi nuk është ndryshe.