Në orët e vona vazhdon aksioni i Komunës së Mitrovicës për ndalimin e duhanit në hapësira të mbyllura
Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Inspektoratin Sanitar, janë duke realizuar inspektime në lokalet afariste për zbatimin e Ligjit që ndalon pirjen e duhanit në hapësirat e mbyllura të restoranteve dhe kafiterive.
Pjesë e këtij aksioni është edhe Drejtori i Inspekcionit, z.Mujë Igrishta.
Gjatë aksionit janë kontrolluar edhe çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e konsumatorëve, përfshirë moslëshimin e kuponëve fiskal.
Drejtori z.Mujë Igrishta ka bërë të ditur se aksioni inspektues po vazhdon edhe në orët e vona, me qëllim të rritjes së respektimit të ligjit dhe mbrojtjes së shëndetit publik.
“Inspektime të tilla do të zhvillohen rregullisht edhe në ditët në vijim, në bashkëpunim me inspektoratet përkatëse”, është shprehur drejtori Igrishta.

