Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku, dha një përgjigje interesante kur u pyet se a janë fajtore qeveritë e kaluara për rritjen e tanishme të çmimeve të vajit.
Mjeku, deklaroi se qeveritë e kaluara iu kanë krijuar terren tregtarëve që të abuzojnë me çmimet, por, sipas tij, Qeveria Kurti nuk u nënshtrua si ato në të kaluarën, njofton Klankosova.tv.
“Qeveritë e kaluara kanë faj që për 20 vjet i kanë fryrë rritjes së tregtisë, madje edhe me shtetet armike. Po flasim për fuqizimin e tregtarëve të pandershëm, të cilët kanë arritur këtë pozitë që kanë tash për shkak të nënshtrimit të qeverive të kaluara ndaj tyre”, tha ai në Klan Kosova.
“Besoj se edhe arroganca që tregtarët e treguan sot është pikërisht pasi menduan se Qeveria Kurti është po aq e dobët dhe e nënshtrueshme sa qeveritë e kaluara”, tha Mjeku.