Deklaratat e kryesindikalistit të Arsimit, Rrahman Jasharaj, dhënë të premten, po shihen si shantazhuese nga Ministria e Arsimit.
Një kërkesë e tillë që erdhi pak ditë para grevës së paralajmëruar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës e Kulturës është e papranueshme për të dytin e arsimit, Dukagjin Pupovci.
“Jo të shtrojë kërkesa të cilat nuk janë në përputhje me reputacionin që gëzon kjo kategori në shoqëri, siç është kjo kërkesa shantazhuese për 100 euro çdo muaj deri sa të aprovohet Ligji i Pagave”, tha Pupovci për klankosova.tv
SBAShK-u ka paralajmëruar se greva e 20 prillit në institucionet arsimore do të mbahet si shkak i mos kalimit të Ligjit të Pagave, përmes së cilës punëtorët e arsimit pretendojnë rritje pagash.
E një ndalesë e tillë e procesit mësimor për shkollarët, po shihet e dëmshme.
Pupovci kërkoi më shumë kohë për hartimin e draftit final të pagave, në mënyrë që të gjendet një formulë e pranueshme për të gjitha kategoritë e shërbyesve publikë.