Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri ka pranuar se deklarimi i tij se hapja e urës së Ibrit gjatë verës, nuk do të ndodhë, kjo për shkak siç ka thënë ai të koordinimit me aleatët.
Vokrri ka thënë se deklarimi i tij ka ardhur duke u bazuar që për hapjen e saj ka një marrëveshje e mbi të gjitha lira e lëvizjes është e drejtë elementare.
Zëvendësministri Vokrri në emisionin “InfoNata”, ka thënë se nuk kanë pritur të ketë një reagim të tillë nga ndërkombëtarët për këtë çështje.
“Nuk kemi parë asnjë arsye që të ketë një reagim kaq të madh dhe do të thoja edhe të vrazhdë të shteteve QUINT-it në përgjithësi të bashkësisë ndërkombëtare, sepse nga Beogradi do ta kishim pritur. A do të hapet apo jo ne s’kemi dilema, ajo duhet të hapet dhe jam o sigurt se do të hapet, ndonëse afati që kam përmend gjatë verës, më gjasë për shkak të koordinimit duhet të shtyhet po ajo duhet të hapet”, ka thënë Vokrri në teve1.
Qeveria e Kosovës kishte nisur përgatitjet për hapjen e urës së Ibrit që ndanë jugun e Mitrovicës me pjesën veriore.
Kjo kishte ngjallë reagime të mëdha nga vendet e BE-së dhe ShBA.