Lëvizja FOL, në kuadër të debateve FOL Hapur, ka organizuar diskutimin me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Liza Gashi.
Temë diskutimi ishte realizimi i planit të punës së qeverisë së Kosovës. Aty u theksua se vetëm 49 për qind e planit është realizuar, pasi nga 77 aktivitete të parapara, janë realizuar vetëm 40.
Mes aktiviteteve të papërfunduara, janë llogaritur edhe ato që janë në proces e sipër.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Liza Gashi, ka thënë se kanë shkurtuar buxhetin por që nuk përmendi shifra.
Kritika pati edhe për qeveritë e kaluara, ku tha se në këtë dikaster implementimi i politikave afatgjate lë shumë për të dëshiruar.
“Ne patëm planifikuar 5 qëllime, ku kanë qenë 99. Një pjesë e tyre kanë lëvizur dhe një pjesë kanë mbetur mbrapa. Ky institucion ka qenë i ndarë. Fokusi ynë ka qenë m’i adresu problemet sfidat dhe me kthy një institucion në një. Ne jashtë ministrisë kemi 32 ambasada që bëjnë punën jashtë vendit dhe 13 konsullata. Po ashtu ka të bëjë me shkurtimin e buxhetit, nuk kam përqindje të saktë për shkurtim të buxhetit. Në kuadër të këtij plani kemi edhe 9 qëllime. Po shpresoj ta kemi shumë shpejt qasjen në planin e ri. Kemi kritikë të mirëfillte në këtë drejtim. Një pjesë e punës që bëjmë jo gjithmonë reflekton në planin e punës. Planin e vitit 2021 disa nga aktivitete kanë qenë indikator. Janë disa elemente monitorimi dhe qasja në këtë plan besoj se do ta merrni shumë shpejt. Kjo qeveri ka ardhur me premtime dhe ka hapësirë të lëvizë. Qytetari kërkon llogaridhënie për premtimet. Ne kemi trashëguar ministri që lë për të dëshiruar për implementim të politikave afatgjate”, transmeton EO.
“Unë e shoh problem strategjik të qeverisjes që e kemi pasur sepse nuk ka menduar për politika afatgjate. Kemi investuar miliona dhe resurse të këshilltareve të jashtëm po realisht nuk kemi pasur qëndrueshmëri. Ministrja e Punëve të Jashtme nuk ka pasur qendër të thirrjeve dhe emergjencave e që do të duhej të kishte një njësi të tillë. Për mu është e rëndësishme të jemi në dakordancë me ligjet e Kosovës”, u shpreh Gashi.