Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka treguar se Bibloteka e Qytetit, tani ka zgjatur orarin e punës për periudhën e provimeve të studentëve.
Hyseni ka thënë kjo është bërë pas kërkesës së studentëve, që deri në 31 janar Bibloteka e Qytetit, të punoj deri në orën 22:00.
Statusi i plotë:
Zgjatet orari i Bibliotekës së Qytetit në periudhën e provimeve të studentëve ✅
Kërkesat e studentëve më nuk hasin në veshë të shurdhër. Me kërkesë dhe nevojë të tyre, zgjatëm orarin e bibliotekës së qytetit deri më datë 31.01.2023, me mundësi vazhdimi deri në afatin zyrtar të përfundimit të provimeve të muajit Janar në Universitetet e Kosovës.