Prishtinë – Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme, ka zgjedhur tetë anëtarët e rinj të bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Prej tyre, katër janë gra dhe katër burra.
Driton Hetemi, Besnik Boletini, Safet Kabashaj, Bekim Sele, Fatime Lumi-Qehaja, Arta Berisha, Albulena Mehmeti dhe Shukrije Rama janë anëtarët e zgjedhur, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kurse, ka dështuar zgjedhja e anëtarit nga radhët e komunitetit serb, pasi kandidatët Nelica Veljkovic dhe Mihalio Scepanovic nuk morën votat e nevojshme të cilat kërkohen me procedurë, Andaj, për këtë pozitë kërkohet rishpallja e konkursit.
Ndryshe, në votimin për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të RTK-së kanë marrë pjesë 87 deputetë.
“Betimi për Drejtësi” në vazhdimësi ka raportuar për procesin e zgjedhjes së anatarëve të rinj të bordit të RTK-së.
Ndryshe, më 8 korrik të këtij viti Kuvendi i Kosovës kishte shkarkuar bordin e RTK-së, ndërsa në seancën plenare të mbajtur më 20 shtator ishte miratuar Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të bordit të Radio Televizionit të Kosovës. /BetimipërDrejtësi