Anton Quni, Gazmend Muhaxheri, Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi janë zgjedhur nënkryetarë të LDK-së në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku u zgjodh Kryesia e re e kësaj partie.
Ndërsa për sekretar partie është caktuar Imri Ahmeti, njofton Klan Kosova.
Mbledhja e KP-së ka përfunduar derisa pritet të fillojë mbledhja e Kryesisë së re.