Kompania Hidromorava me kënaqësi njofton se në mbledhjen e fundit të zhvilluar më 28 shkurt 2025, është zgjedhur kryesia e re e sindikatës së kompanisë.
Pas një procesi demokratik dhe transparent, anëtarët e sindikatës votuan për kryetare të re, znj. Miranda Keka, e cila ishte në garë me z.Albion Ramadani.
Gjatë mandatit të saj, kryesia e re synon të promovojë dialogun konstruktiv me menaxhmentin, të zhvillojë iniciativa të reja për trajtimin e çështjeve që prekin interesat të punonjësve.