Seanca për zgjedhjen e presidentit u mbajt dje, por nuku arrit që të sigurohet kourimin e nevojshëm.
Dje në përsëritjen e rundit të parë votuan 79 deputetë, por nevojiten të paktën 80-të, transmeton Indeksonline.
Zhbllokimin e kësaj situate e ka në dorë deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti. Në një përgjigje për Klan Kosova, ai ka thënë se nuk e ka ditur që ka pasur seancë.
“Nuk e kam ditë se nuk më ka thanë kërkush, jam në Pogradec, qysh kam me votu prej Pogradecit. Unë nuk jam i punësumë me punu edhe të shtunave dhe të dielave”, ka thënë Haliti.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dje është pyetur nëse kanë komunikuar me deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti i cili tha se nuk ishte njoftuar për seancë dhe është jashtë vendit, por që se nëse do të ishte në Kosovës do të kishte marrë pjesë në seancë.
“Meqë ai ka shprehur vullnetin e tij për të votuar atëherë shpresoj që të jetë nesër në sallë. Natyrisht se i bëjmë ftesë edhe Xhavit Halitin që të vije nesër (sot) dhe të votojë. Do të shtyhet seanca, prandaj besoj se do të vazhdojë nesër (sot)”, u shprehë ajo.
Seanca do të vazhdoj sot në ora 17:00./