Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e vitit 2025.
Në orët e hershme të mëngjesit, i pari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar shkruan Radio Star.
Në një prononcim për media, ai deklaroi: “Si çdo qytetar, edhe unë e konsideroj procesin zgjedhor një obligim. Bashkë me të tjerët, ishim në vendvotim dhe e kemi kryer këtë detyrë.”
Më tej, Hyseni u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më herët për të votuar dhe të shprehin vullnetin e tyre, në mënyrë që katër vitet e ardhshme të pasqyrojnë zgjedhjen e tyre edhe në qeverisje. Ai shprehu urimin dhe shpresën që procesi zgjedhor të zhvillohet pa probleme, duke vlerësuar kulturën dhe pjekurinë demokratike të qytetarëve.
“Deri tani, nuk ka pasur ndonjë incident dhe uroj që edhe sot zgjedhjet të vijojnë në këtë frymë energjike, ku qytetarët e Republikës shprehin bindjet e tyre lirshëm, në mënyrë që vullneti i tyre të mbizotërojë në katër vitet e ardhshme. Uroj sukses dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë,” përfundoi Hyseni./radiostar/