Zgjedhjet në landin e Hamburgit mbahen sot, ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar diasporën shqiptare atje të votojnë për kandidatët me prejardhje shqiptare.
Kandidatët shqiptarë janë: Dafina Berisha (SPD), Kushtrim Lulaj (CDU), Muhamet Idrizi (CDU), Nikola Tunici (CDU), Sami Musa (FDP).
Ai u ka uruar suksese në “udhëtimin e tyre politik e qytetar”.
“Është gjithmonë mirë që bashkatdhetarët tanë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të marrin pjesë në zgjedhje”.