Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë marrë pjesë në lansimin e zgjerimit të platformës “Superpuna”.
Në fjalën hyrëse, Kurti ka bërë të ditur se nga 18 deri në 25 sa ka qenë, tani është zgjeruar grupmosha për personat që mund të përfitojnë nga “Superpuna” deri në 29 vjeç.
“Para një viti prezantuam për herë të parë platformën Superpuna, përmes së cilës synuam punësimin garantuar të të rinjve të grupmoshëm 18 deri 25 vjeç. Kjo platformë për bizneset e bëri më të lehtë punësimin e të rinjve sepse Qeveria subvencionoi pagën prej 264 euro për gjashtë muaj me radhë”, tha Kurti. /Reporteri.net/