Një nënë ka raportuar në policinë e Gjilanit se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Rasti ka ndodhur pasditen e 7 shkurtit në rrugën “Vëllezërit Maliqi” në Gjilan, ndërkaq ankuesja ka treguar në polici se kjo nuk është hera e parë që djali i saj largohet nga shtëpia.
“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se djali i saj viktima mashkull K/Shqiptar kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ndihet vendndodhja e tij i cili sipas ankueses edhe më parë kishte dalë nga shtëpia por ishte kthyer”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.
Po ashtu, bëhet e ditur se njësitë policore janë duke e hetuar rastin./GazetaExpress/