Në rrugën “Avdulla Presheva” në Gjilan, një vajzë e mitur është larguar nga shtëpia dhe më nuk dihet për vendndodhjen e saj.
“Ankuesja femër K-rome, ka raportuar se vajza e saj moshë e mitur, viktima femër K-rome, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku gjendet”, thuhet në raportin e sotëm të policisë.
Policia gjithashtu njofton se njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin./koha/