Një rast shqetësues është raportuar në Gjilan, ku një grua është zhdukur pas largimit nga shtëpia. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se ende nuk dihet vendndodhja e saj.
Sipas raportit policor, rasti është paraqitur nga një burrë kosovar, i cili ka informuar autoritetet se bashkëshortja e tij është larguar nga banesa dhe nuk ka më asnjë kontakt me të.
“Ankuesi mashkull kosovar ka lajmëruar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendodhja e saj”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore menjëherë pas raportimit. “Me urdhër të prokurorit, rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente”, konfirmohet më tej në komunikatë.