Policia ka njoftuar se një vajzë e mitur është zhdukur në qytetin e Gjilanit.
Siç thuhet në njoftimin e Policisë, nëna e vajzës së mitur ka raportuar në Polici se ajo është larguar nga shtëpia para dy jave dhe nuk është kthyer më.
Ngjarja më saktësisht ka ndodhur më datë 04.09.2018 në rrugën “Fehmi Agani”, në Gjilan.
Siç thuhet në raport, nuk raportohet për të dyshuar.