Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Zhegër të Gjilanit është arrestuar një i dyshuar, i cili për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, ishte përleshë fizikisht me viktimën, të cilin e kishte ther me thikë dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar thika, të cilën dyshohet se e kishte përdor në rast”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.