Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla thotë se edhe kësaj here po konfirmohet ajo çfarë Lëvizja në vazhdimësi ka thënë. Sipas tij, pa politikë të qartë në interes e dobi të qytetarit e shoqërisë, rruga përpara mjegullohet e rrjedhimisht lehtë mund ta humbasësh.
“Siç edhe po na thojnë anëtarë të të dyja subjekteve, LDK-së dhe AAK-së, lideshipi i tyre tash po negocion që të ecin së bashku. Në fakt, do të ngecin së bashku. Mos të harrojmë që zyrtarët më të lartë të LDK-së u zotuan së bashku me përfaqësuesit e Lëvizjes se as nuk do të takohen me subjekte tjera për të negociuar koalicion parazgjedhor. Dihet kush shkeli fjalën. Mirëpo pavarësisht të gjitha lojërave të kujdo, #qeveriaKurti po vjen, sepse populli po deklarohet, gjithandej Kosovës dhe në mërgatë”, ka thënë Sveçla.
Mirëpo, këto pohime se LDK dhe VV po negociojë për koalicion parazgjedhor nuk kemi mundur t’i konfirmojmë.
Afat për dorëzimin në KQZ të koalicioneve është sonte në orën 00:00./ballkaninfo/