Ziadin Sela ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një konference për medie të dielen.
Sela tha se arsyeja e dorëheqjes së tij janë rezultatet në zgjedhjet e fundit në Tetovë.
“Kisha takim sot me kryesinë e ngushtë të ASH-së. Biseduam rreth situatës politike, pas zgjedhjeve lokale në Tetovë. Qëndroj pas çdo fjale që e kam dhënë dhe ajo është që Tetova nuk është vetëm komunë dhe nuk është vetëm qytet. Rezultatet në Tetovë janë jashtë çdo pritshmërie tonë dhe unë si kryetar partie jam i gatshëm të marr përgjegjësi dhe këtë e bëj. Jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të partisë”.
Partia Besa është fituese e këtyre zgjedhjeve në Tetovë./teve1