Kreu i Aleancës së Shqiptarëve, Ziadin Sela kërkon më së paku 500 mijë euro dëmshpërblim për sulmin ndaj tij në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 27-prill të vitit të kaluar.
Në seancën e sotme në Gjykatën Penale, avokati i tij, Abedin Abduli tha se i dëmtuari Sela kërkon 30 milionë denarë dëmshpërblim.
Avokati tha se në këtë shumë janë përfshirë harxhimet për mjekim dhe dhimbjet fizike, dëmtimet në tru, frika e shkaktuar si dhe cënimi i identitetit personal.