Zijadin Memini i njohur si Zico, përmes një postimi ka treguar se nga sot është zyrtarizuar si kryetar të PEK-ut, në qytetin e Gjilanit.
Ja postimi i plotë:
E dashur familje e Partisë Euroatlantike të Kosovës,
Më lejoni t’iu falënderoj për besimin që më keni dhënë, duke më zyrtarizuar si
kryetar të PEK-ut, në qytetin e Gjilanit, i cili po aq i rëndësishëm sa është për Kosovën, aq pas dore edhe ka mbetur nga politika e deritanishme.
Me shumë se kënaqësi, emërimi im është detyrë, obligim e shërbim ndaj çdo
qytetari.
Jam shumë krenar që jam pjesë e PEK-ut nga themelimi-fillimi, ndërsa përkrahja
e qytetarëve po bëhet gjithnjë e më e madhe.
Do të jem edhe më krenar kur PEK-u do të bëhet fuqi vendimmarrëse në Kosovë,
dhe do të shërbejë me ndershmëri karshi qytetarëve të këtij vendi, ashtu edhe
siç e thekson kryetari Milaim Zeka.
Të gjithë së bashku, me punë, do të arrijmë t’ia ndryshojmë faqen Kosovës!
Zijadin Memini ZICO
Kryetar i Degës të PEK-së në Gjilan
Anëtar i Kryesisë Qëndrore të PEK-së në Prishtinë