Organizata për të Drejtat Audiovizuele Muzikore
Organization for Audiovisual Music Rights
Drejtat Muzikore AV Musical Rights
AV Musical Rights, ka mbajtur sot me datë 19 qershor, mbledhjen e parë, pas krijimit të saj.
‘AV Musical Rights’ është themeluar me 03.03.2020, me iniciativën e vetë producentëve nga fusha e muzikës.
Ajo është regjistruar në Ministria e Punëve të Brendshme me datën 15.06.2020, me qëllim: Administrimin dhe mbrojtjen e prodhimeve dhe të drejtave audiovizuale, në të gjitha platformat digjitale dhe prodhimeve të fonogrameve, bazuar në ligjin për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta dhe ligjeve tjera në fuqi të Republikës së Kosovës.
Bordi i organizatës është në përbërje të anëtarëve, producentë të njohur; Zijadin Memini Zico, Shkumbin Kryeziu Labia, Emrush Thaqi Emra, Florin Haliti Arboni, Shaban Rexhepi VizioniLibonia dhe Bujar Avdimetaj Eurolindi.
Në këtë takim me vendim unanim të Bordit, Zijadin Memini ZICO zgjidhet Kryetar.
Anëtarësimi në organizatë është i hapur për çdo producent, dhe nuk është detyrues. Është proces i bazuar në vullnet dhe qëllim të mirë.
Për t’u anëtarësuar në organizatë, secili i interesuar duhet të pranojë Statutin dhe Qëllimin e organizatës dhe të angazhohet për përmbushjen e qëllimeve të organizatës.
Çdo vepër duhet të regjistrohet në të Drejtat Muzikore AV Musical Rights.
Me rastin e regjistrimit të veprës, personi që plotëson formularin e regjistrimit merr mbi vete pasojat juridike në rast të deklarimit të pasaktë.
Të Drejtat Muzikore AV Musical Rights nuk mund të administrojë të drejtën e një materiali për një lëndë të mbrojtur nëse ajo paraprakisht nuk është e regjistruar. Çdo vepër, pamarrë parasysh kur është krijuar duhet të regjistrohet me qëllim që të ketë bazë për të vepruar në procesin e administrimit.
Bordi AV Musical Rights
Prishtinë, 19.06.2020
avmr.rks@gmail.com