Sot është kryer pranim dorëzimi i donacionit të një automjet me gjatësi 30 metër shkallë hidraulike për shuarjen e zjarrit, ku zjarrëfikësit në Gjilan, kanë pranuar këtë donacion.
Në dorëzimin e donacionit mori pjesë edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me donatorët të cilët mundësuan këtë donacion për zjarrëfikësit.
Hyseni përmes një postimi në ‘facebook’, ka thënë se ky donacion është falë ndihmës dhe bashkëpunimit të mirë me bashkatdhetarët tanë dhe organizatën gjermane.
Shkrimi i plotë:
Shkalla e parë hidraulike po vihet në funksion në Komunën tonë 🚒
👨🚒 Njësiti i zjarrfikësve është pajisur sot me një automjet me gjatësi 30 metër shkallë hidraulike për shuarjen e zjarrit.
🤝 E gjithë kjo u bë e mundur falë ndihmës dhe bashkëpunimit të mirë me bashkatdhetarët tanë dhe organizatën gjermane, që mundësuan sigurimin e kësaj makine të vlefshme për komunën tonë dhe trajnimin e stafit për këtë qëllim.
🙏 Mirënjohje dhe falënderim për organizatën gjermane “Konvoi der Hoffnung”, vëllezërit Orana: Orani Group GmbH, Heidelberg, Orani GmbH Karlsdorf dhe Orani Malersysteme AG Zürich, aktivisten Sabile Aliu Sahiti, aktivistin Veli Hyseni dhe gjithësecilin për angazhimin.
Tashmë jemi më të sigurtë.
🤝 Bashkë, punojmë pa ndalë.