Duke iu referuar statistikave vetëm të kësaj janë raportuara katër raste të zjarreve në disa pjesë të rajonit të Gjilanit njofton Policia, përcjell Plus Tv.
“Disa nga rastet e fundit të zjarreve kanë dal nga kontrolli ku me 19 mars 2019, rreth orës11:30, në fshatin Budrigë e Ultë, komuna Partesh, në një fushë nga persona të panjohur janë ndezur mbeturina, ku zjarri ka dalë jashtë kontrollit ku ka kapluar një pjesë të oborrit të ndërmarrje ku janë djegur disa dritare të plastikes, gypa, dyer të drurit dhe disa kabllo për rrymë”, thuhet në njoftim.
“Vlera të përgjithshme e dëmit sipas ankuesit është e konsiderueshme. Edhe në raste të tjera zjarret kanë dalë nga kontrolli duke shkatërruar sipërfaqe të tëra të maleve, fushave dhe plantacioneve të mbjella me pemë, objekte afariste dhe hapësira tjera duke kërcënuar direkt pasurinë dhe jetën e njerëzve”.
“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që në asnjë mënyrë mos të ndezin zjarre në vende të hapura, qoftë në prona private, me qëllim të pastrimit të arave përmes ndezjes së mbeturina në to.
Policia e Kosovës do të hetojë të gjitha rastet e zjarrvënieve dhe ndaj kryerësve të veprës penale ‘zjarrëvënie’ do të zbatojë masa ligjore dhe kryerësit e veprave të tilla do të dënohen komfor ligjeve të aplikueshme”.