Kohëve të fundit është shtuar dukshëm numri i rasteve të zjarrit në tërë territorin e Kosovës, duke rrezikuar shpesh herë edhe banorët e zonave afër.
Për këtë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar kryetarëve të komunave të Kosovës më shumë përkushtim.
Kam kërkuar sot nga Kryetarët e Komunave një koordinim ndërinstitucional dhe ndërkomunal për menaxhimin e emergjencave si dhe bashkëpunim ndërmjet nivelit qendror e lokal të pushtetit, për ta parandaluar dhe trajtuar dukurinë shqetësuese të zjarreve, që ka përfshirë shumë zona të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.