Shumë vatra të zjarrit po vazhdojnë të jenë aktive në Kosovë.
Në lidhje me këtë kryeministri Haradinaj ka thënë se do të ketë një plan urgjent veprimi, shkruan lajmi.net.
Përveq në Prishtinë, vatra të zjarrit ka edhe në Gjilan.
Në disa fotografi ku shihet se si zjarri ka kapluar malet në fshatin Pogragjë dhe në Dragancë të Gjilanit.
Ende nuk dihet nëse zjarrfikësit kanë intervenuar në këtë pjesë, mirëpo në bazë të asaj që shihet në fotografi, sipërfaqja e djegur është mjaftë e madhe.