Analisti Petrit Zogaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike që ndodhën në vend, raporton Gazeta Express.
Zogaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nëse vendi shkon në zgjedhje, atëherë fajtori i vetëm është Albin Kurti. Sipas tij, Kurti dëshiron që të jetojë nga krizat politike që ai vetë i shkakton.
“Nese shkohet ne zgjedhje tash, fjatori i vetem i kesaj situate eshte Albin Kurti. Ky politikan don me jetu nga krizat politike, te cilat i shkakon vete. Ai nuk eshte ne krize. Ne krize shendetesore e ekonomike jane qyetaret. Albini nuk ka as krize shendetesore e as ekonomike. Ai jeton me mire se 90% i qytetareve te Kosoves. Zgjedhjet nuk jane per qytetaret, jane per Albinin personalisht. Atij s’po i pelqen pushteti i madh qe ka. Po kerkon pushtet absolut. Per vete. Per ego te tij. Per hakmarrje. Per gjithcka tjeter, pos per te mire te qytetareve”, ka shkruar Zogaj në Facebook.