Nga: Izmi Zeka
Një u.d presidente e cila u bë temë e media ndërkombëtare e cila deklaroi se Kosova është vend i korrupsionit etj.. duke harruar se përfaqëson Kosovën e duke dëmtuar imazhin e Kosovës dhe më e pakta që do të duhej të bëhej nga qytetarët dhe shoqëria civile duhej të kërkohej dorëheqje.
Dorëheqje pa asnjë diskutim. Dëmtim i shtetit për interesa personale. Ajo është u.d presidente dhe të bëjë hapat për të futur në burg hajnat nëse janë dhe të gjithë ata që kanë ra ndesh me ligjin.
Edhe ashtu të dëmtuar në imazh për disa vite kjo e fundit i vë kapakun.
As armiqtë më të mëdhenj nuk e bëjnë këtë.
Nuk luftohet korrupsioni as kriminaliteti duke dal në TV ndërkombëtare por duke bërë hapa konkret në Kosovë.
Marre kush është në krye të këtij institucioni.
Dorëheqja do të ishte më e pakta që do të duhej bërë zonja Osmani për dëmin e shkaktuar.