Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka marrë vendim që tarifat e energjisë elektrike në bllokun deri në 800kwh të mbesin të njëjta, ndërsa tarifat në bllokun mbi 800 kwh do të ulen për 8%.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të energjisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Tarifat e energjisë elektrike u rritën për 15% vitin e kaluar.
Çmimi aktual i energjisë elektrike në Kosovë ndahet në bllok-tarifa, nën dhe mbi 800kW të shpenzuara.
Deri më tani, konsumatorët që shpenzonin deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi gjatë ditës tarifohej 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzonin më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritej me çmim prej 14.45 centësh.