Milaim Zuzaku, kryetrajner i Dritës e plotësoi misionin e tij, i cili ishte mbetja në Superligë. Kjo u arrit me mund dhe këtë e pranon edhe Zuzaku, i cili megjithatë thekson se kishte besim në ekipin e tij, edhe pse ishin në disavantazh.
“Edhe kur po humbnim hymë të qetë në zhveshtore. Kërkova që me mençuri të menaxhohet loja dhe një gjë të tillë në fund e arritëm”, tha Zuzaku, që ka pranuar se në një moment i kishte shkuar mendja se mbase edhe mund të dështojnë.
“Kjo është ndeshja e dhjetë që unë e udhëheq Dritën dhe ishim në ngritje të formës, andaj edhe besuam se mund të fitojmë. E pranoj se lojtarët ishin të presion. Është koha t’a bëjmë një Dritë më ndryshe, jo të atillë që lufton për ekzistencë, por një Dritë që synon kreun e tabelës”, ka thënë Zuzaku.