Zëvendësministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi, ka bërë të ditur që taksa e vendosur ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet.
Përmes një postimi në rrjeti, social Facebook, Krasniqi ka thënë se Serbia nuk e ka respektuar asnjë marrëveshje politike dhe tregtare.
Për më shumë lexojeni postimin e saj të plotë:
Është koha t’i themi mjaft! Ne jemi SHTET me një qeveri vendimmarrëse e këmbëngulëse në mbrojtjen e interesave të vendit dhe nuk duhet të tërhiqemi deri në reciprocitet ndërfqinjësor!
TAKSA nuk duhet të hiqet sepse shteti fqinj Serbia nuk ka respektuar asnjë marrëveshje politike e as tregtare. Mallërat nga Republika e Kosovës me logon “Made in Kosova” nuk lejohen të hyjnë në Serbi, targat RKS nuk i njeh, mallrat që prodhohen në Serbi e destinacion e kanë Republikën e Kosovës, nuk kanë përshkrim adekuat (shteti ynë në këto mallra ende përshkruhet si Kosovo i Metohija). Ne nuk e pranojmë një mosrespektim të tillë dhe këto për NE janë të pa pranueshme!
Mosnjohja e Republikës së Kosovës SHTET është pikë kyçe në mos heqjen e taksës, pastaj pengesat e vazhdueshme që i bëhen Kosovës në antarësimin në mekanizma apo organizata ndërkombëtare e rajonale, lobimi i vazhdueshëm kundër njohjeve të shtetit të Kosovës etj.
Jam krenare që jam pjesë e kësaj qeverie vendimarrëse me vizion të qartë të shtetndërtimit