Pothuajse dy të tretat e votuesve zviceranë, kanë përkrahur martesën mes gjinisë së njëjtë, në një referendum të mbajtur në fundjavë.
Rreth 64 për qind e votuesve kanë përkrahur këtë propozim, duke e bërë kështu Zvicrën një nga vendet e fundit në Evropën Perëndimore që legalizon martesën mes gjinisë së njëjtë.
Pjesëtarë të fushatës për këto martesa kanë përshëndetur votimin, duke e konsideruar moment historik për të drejtat e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor) në këtë shtet.
Grupet e kishave dhe ato partitë politikë konservatore, kanë kundërshtuar idenë, duke thënë se dëmton familjen tradicionale.
Zvicra u ka mundësuar çifteve të gjinisë së njëjtë që të regjistrojnë partneritetin nga viti 2007, mirëpo disa të drejta kanë qenë të kufizuara.
Vendimi i ri ua mundëson këtyre çifteve që të adoptojnë fëmijë.
Zvicra tani është kthyer në vendin e 30-të në botë që ka lejuar martesa të tilla.
Përgjatë 20 vjetëve të fundit, shumica e vendeve në Evropën Perëndimore kanë miratuar martesat e gjinisë së njëjtë, raporton REL.
Megjithatë, në Zvicër shumë vendime të mëdha miratohen përmes referendumeve, dhe ky proces i ngadalëson ndryshimet në legjislaturë.