Federata Zvicerane e Futbollit i është përgjigjur negativisht iniciativës për mbledhjen e fondeve nga shqiptarët për të paguar gjobën e FIFA-s për dyshen, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Përfaqësuesja e Zvicrës fitoi në grupe ndaj Serbisë me rezultat 2-1 falë dy golave të shqiptarëve, Xhaka dhe Shaqiri.
Përveç golave të shënuara, dyshja me prejardhje shqiptare festoi me simbolin e shqiponjës duke provokuar tifozët.
Pas dënimit të shqiptuar për Xhakën dhe Shaqirin, shqiptarët e mobilizuan dhe ishte Rilind Reka, i cili hapi një peticion për mbledhjen e fondeve për të paguar dënimit e reprezentuesve zviceran.
Pas vetëm disa ditësh shifra prej 20 mijë eurosh u mbledh dhe Reka nisi një letër në drejtim të Federatës Zvicerane për të paguar dënimin e Xhakës dhe Shaqirit, por përgjigja ishte negative nga ana e tyre.
“Përshëndetje Rilind. Federata dëshiron që paratë të mos u dorëzohen lojtarëve, por të dhurohen për një kauzë të mirë (që ju mund ta zgjidhni)”, ka qenë përgjigja e Federatës së Zvicrës për Rekën.
Në fotografitë e postuara në profilin e tij, Reka zbuloi se po mendon që këto para të grumbulluara të dorëzohen për blerjen e rekuizitave të futbollit për shkollat fillore në zonat rurale të Kosovës.