Zvicra, vendi ku ndjehesh i plotësuar?
Shkruan:Emrush Shkodra
Zvicra, vendi ku të dinë vlerën!
Të njeh personalitetin, e nuk të nënçmon integritetin!
Zvicra, vendi ku nuk ndjehesh i zbrazur, e ku nuk je kurrë vetëm!
Vendi ku te respekton, të çmon dhe të jep barazi!
Zvicra, vendi ku nuk të prek në dinjitet, përkundrazi ta zhvillon dhe ta përforcon atë!
Zvicra vendi ku nuk të selekton se cilës kombësi, racë, fe apo etni i takon!
Vendi ku nuk të përbuz e nuk të nëpërkëmbë.
Zvicra, vendi ku të gjithë e gjejnë veten aty!
Disa rrinë, disa punojnë, disa studiojnë, disa hulumtojnë, disa bëjnë biznes, disa zhvillojnë mjekësinë, disa tjerë shkencë, disa janë pjesë e ekonomisë zvicerane, sistemeve bankare e financiare!
Disa të tjerë janë bërë pjesë e zhvillimit industrial, arkitekturor e urbanistik e vendit.
Shumë të tjerë shijojnë vendin më të lumtur në botë (sipas shënimeve zyrtare).
Shumë janë bërë pjesë e zhvillimeve politike, udhëheqës politik e institucional.
Zvicra, vendi ku brenda saj ka lejuar të futën të gjitha llojet e kulturave të botës, të gjitha etnitë e kombësitë janë prezentë brenda saj!
Mbi të gjitha!
Vend miqësor, njerëz të afërt, qytetar të respektueshëm e hapësirë moderne!
Zvicra, ky vend ku nëse nuk e pranon si të veten, nuk ta bën kurrë!
Nuk të pengon, nuk të injoron, nuk të lëndon!
Vend ku askush nuk bëhet pengesë e dikujt tjetër. As nuk bëhet pengesë e mikut, shokut, kolegut, fqinjit!
Vend ku nuk bërtasin e nuk të prishin rehatinë as përgjatë ditëve të punës, e aq më pak vikendeve hiç e më hiç!
Vend ku nuk i bien sirenës së veturës vend e pa vend, ku nuk rrinë orëve të natës nëpër lagje, trotuareve, e mbi gajbet e shitoreve të lagjes!
Zvicra, ku edhe ngjyra e gjelbër është e gjelbër!
Vend ku të lejon të predikosh çdo rit fetar. Vend ku të lejon të prezantosh çdo traditë e kulturë kombëtare. Vendi ku nuk të pengon të mbash çdo simbol etnik, kulturor, kombëtar e rajonal!
Vend ku të mbështet, të rritë dhe të zhvillon si në: sport, kulturë, arkitekturë, ekonomi, afarizëm, industri, financa, politikë, bujqësi, arsim, media, teknologji, shëndetësi etj.
Zvicra, ky vend ku gjen shërim shpirtëror, familjar e shëndetësor!
Vend ku ta rritë mirëqenien financiare e sociale!
Zvicra, ky vend që nëse njëherë e ke provuar ujin e tij, kurrë nuk do të mund të largohesh e ta harrosh thotë babai im!
Faleminderit Zvicër!
Wir vermissen Dich!
[PS: Sa më me dëshirë këta rreshta të shkruheshin për vendin tim, vendin ku ke lindur! Vendi ku nuk të njeh vlerën, nuk të respekton dinjitetin. Vendi ku nuk të njeh profesionalitetin e personalitetin! Vendi ku të varfëron emocioanlisht, shpirtërisht e financiarisht. Vendi, ku rënia e mos suksesi yt i gëzon njerëzit. Vendi ku nuk të njeh kontributin, vendii…]
Nejse, s’po e zgjati më shumë!]