Koha e pritjes nëpër pikat kufitare për të hyrë në Kosovë është zvogëluar ndjeshëm.
Bazuar në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet nga 40 minuta te Dheu i Bardhë, tani regjistrohen të jenë nga 15 deri në 20 minuta, transmeton Klankosova.tv.
Në pikëkalimet tjera kufitare, fluksi i pritjeve është edhe më i ulët.