Drejtori i FC Dritës, Valon Zymberi beson që me transferimet e bëra do të ketë më shumë konkurrencë dhe energji në skuadër në sezonin e ri, derisa synojnë paraqitje sa më të mirë në arenën ndërkombëtare edhe vendore.
Kemi arritur me bë një konkurrencë brenda ekipit, kjo e ndihmon ekipin të bëj performanca më të mira si në kampionat si në garant ndërkombëtare është shprehur në emisionin sportiv “Favorit”.
Drejtori i Dritës nënvizoi se në edicionin e ri do të luftojnë për të gjitha trofetë e mundëshëm me ekipin të cilin e posedojmë./Radio Star/