Delegati i Dritës, Valon Zymberi, ka thënë se nuk e di nëse Kuvendi zgjedhor i FFK-së ka kuorumin e mjaftueshëm, pasi sipas tij, aty ka delegatë që s’kanë fare të drejtë vote.
“Dita e Kuvendit është dashur të jetë festive dhe ta japim mendimin tonë. Nuk jeni lejuar as ju gazetarët të merrni pjesë. Është cenimi i lirisë së shprehjes. Ne si grup që mendojmë ndryshe jemi deklaruar që nuk e mbështesim këtë Kuvend, pasi opinioni ligjor i MKRS-së e ka thënë se është shkelur statuti. Neve na është mohuar kandidatura e rregullt që ka mbështetje [e Gramoz Vokrrit], por nuk na është lejuar nga organet gjegjëse. Ftoj organet e MKRS-së dhe të tjerat që të monitorojnë Kuvendin. Nuk e di nëse e kanë kuorumin pasi ka delegatë që nuk kanë të drejtë vote”, ka thënë Zymberi.