Drejtori i DKA-së, Nazim Gagica, përmes një postimi në facebook, ka dhënë lajmin e madhë, ku ka treguar se zyrja për Bashkëpunim në Mbrojtje në Ambasaden Amerikane, ka përkrah projektin për renovimin e SHFMU “Ibrahim Uruqi” në Bresalc.
Postimi i plotë:
Lajm i madh:
Sot, mora konfirmimin nga Zyra për Bashkëpunim në Mbrojtje në Ambasaden Amerikane, që projekti për renovimin e SHFMU “Ibrahim Uruqi” në Bresalc është miratuar nga Komanda Evropiane e Ushtrisë Amerikane, Programi për Ndihmë Humanitare (U.S European Command, Humanitarian Assistance Program).
Ky projekt do të implementohet nga Komanda e Marinës për Sisteme Inxhinierike (KMSI) (Naval Facilities Engineering Systems Command
Faleminderit Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje në Ambasaden Amerikane, faleminderit Komandës Evropiane e Ushtrisë Amerikane!
Urime!