Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se që nga data 01.05.2018 deri me datë 15.05.2018 do të realizohet një ushtrim fushor i FSK, i cili do të ketë shtrirje edhe në Komunën e Gjilanit, konkretisht rreth fshatit Zhegoc.
Ky është vetëm një ushtrim i FSK me partner, prandaj nuk ka vend për shqetësim për qytetarët.
Luten qytetarët që të jenë të vëmendshëm gjatë lëvizjeve të automjeteve të FSK’së.
Komuna e Gjilanit