Lëvizja Vetëvendosje e ka kandiduar Alban Hysenin në garën për kryetar të komunës së Gjilanit në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Dega e kësaj lëvizje në Gjilan ka njoftuar nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook se Hyseni ka marrë besimin e partisë për të garuar për të parin e komunës në zgjedhjet e tetorit.
Njoftimi nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan:
Njoftojmë opinionin publik se kandidat për Kryetar Komune nga Lëvizja VETËVENDOSJE! për komunën e Gjilanit do të jetë Alban Hyseni.
Pas fitores plebishitare në zgjedhjet nacionale, me 17 tetor do ta bëjmë ndryshimin e madh edhe në Komunë.