Lazio ka bërë goditjen e parë në afatin kalimtar dimëror, duke afruar talentin shqiptar, Arijon Ibrahimovic nga Bayern Munich.
Shqiptari i lindur në vitin 2005 vjen nga Bayern Munich në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual, por me të drejtë blerjeje për 8 milionë euro nga klubi italian.
Në anën tjetër, Bayern Munich ka të drejtën e riblerjes për 20 milionë euro brenda një afati të caktuar.