Pas dy viteve të kaluara si huazim, gjashtë muaj te Kukës e një vit e gjysmë te Ballkani, Daku është rikthyer te skuadra kroate.
Top shënuesi i edicionit të kaluar në Superligën e Kosovës ka besimin e madh të klubit që e kanë shpërblyer me kontratë të re.
Osijek e ka bërë publike tanimë se Daku ka vazhduar kontratën me këtë klub deri në qershor të vitit 2024.
Vlen të theksohet se sulmuesi gjilanas ditën e djeshme ka debutuar edhe në elitën e futbollit kroat, ku Osijek triumfoi 1-2 në udhëtim te Dragovoljac.
Reprezentuesi kosovar megjithatë mund të largohet këtë sezon nga Osijeku si huazim për një vit, ku ofertat nuk janë duke munguar për të.